Speeches Shim
Gjatë periudhës 19-vjeçare të partneritetit të USAID-it me Kosovën, ndihma jonë zhvillimore ka ndryshuar, dhe evoluuar për të adresuar nevojat në ndryshim të një vendi në rritje. Tani që Kosova po hyn në dekadën e dytë të pavarësisë së saj, ndihma e USAID-it është përqëndruar në qeverisje efikase dhe transparente e cila ka rrënjët e saj në sundimin e ligjit dhe që mbështetë një sektor privat të fuqishëm. Kjo është thelbësore për t’i ndihmuar Kosovës në integrimin e mëtutjeshëm në strukturat euroatlantike dhe në adresimin e sfidave të krijimit të vendeve të punës, luftimit të korrupsionit, dhe ndërtimit të urave në mes të komuniteteve të ndryshme të saj.
Rezulatet
Vitet e para të partneritetit adresuan nevojat imediate humanitare të pasluftës dhe vunë theksin në ndërtimin dhe rehabilitimin e infrastrukturës bazë, duke përfshirë rrugët, shkollat, qendrat mjekësore, si dhe sistemet e furnizimit me ujë dhe ato sanitare. Gjithashtu u realizuan edhe përmirëlsime fillestare të institucioneve energjetike. USAID-i fillimisht vendosi personel teknik në çdo nivel të institucioneve kyqe të Kosovës, duke ndërtuar kapacitete organizative dhe njerëzore nga themelet.
Nga ajo kohë, USAID-i ka qenë instrumental në uljen e pengesave ndaj rritjes së sektorit privat – duke vendosur buxhet dhe sistem tatimor modern dhe procedura të thesarit; duke zvogëluar mbështetjen në importe dhe zhvilluar një mjedis më të përshtatshëm për veprimtari afariste; dhe duke rritur shitjen dhe punësimin për zhvillim afatgjatë të ndërmarrjeve vendore. Programet arsimore kanë rritur qasjen në arsim themelor dhe cilësinë e infrastrukturës arsimore, si dhe kanë krijuar mundësi për arsimim të lartë në mesijn e populates së re të Kosovës. USAID-i gjithashtu ndihmoi krijimin e një kuadri ligjor bazë për një ekonomi tregu funksionale, zhvilloi një kushtetutë, themeloi një gjykatë kushtetuese, krijoi një sistem zgjedhor, dhe rigjallëroi një shoqëri civile tashmë dinamike. Krahas kësaj, USAID-i ka mbështetur fuqishëm edhe një sërë programesh që promovojnë pajtimin dhe bashkëpjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve etnike në Kosovë.
Fokusi aktual
USAID-i ka bërë një tranzicion nga nisja e ministrive ekonomike dhe agjencive të pavarura në avancimin e aftësive të këtyre organizatave publike për të menaxhuar me ekonominë e tërësishme. USAID-i vazhdon të ndihmojë ndërmarrjet private të depërtojnë në tregje të reja, zhvillojnë produkte të reja, si dhe të avancojnë shkathtësitë e punës dhe produktivitetin, Përmirësimet e mjedisit rregullatorë dhe atij afarist rrisin investimet e huaja dhe vendore si dhe punësimin në sektorin privat, ndërsa Fondi Kosovar për Garannci Kreditore (FKGK) plotëson këto përpjekje duke rritur qasjen në financim për bizneset e vogla. Mbështetja e USAID-it në nivel të ndërmarrjeve rritë cilësinë dhe sasinë e prodhimit industrial dhe bujqësor si dhe vendosë lidhje në mes këtyre ndërmarrjeve dhe blerësve potencial, përfshirë edhe ata në BE.
Sa i përket demokracisë dhe qeverisjes, USAID-i po përmirëson efikasitetin e gjyqësorit, duke rritur rezultatet e punës dhe forcuar transparencën në sektorin e drejtësisë. Pas arritjes, në tetor të vitit 2017, të integrimit të strukturave gjyqësore serbe në institucione të Kosovës, USAID-i u fokusua në sigurimin e funksionimit të plotë të gjykatave në veri të Kosovës. USAID-i po kontribuon në bërjen e shërbimeve gjyqësore që kanë të bëjnë me të drejtat pronësore më të shpejta dhe më efikase, duke rritur qasjen e grave në pronë, ndërsa përpjekjet e reformimit të ligjit tregtar po përmirësojnë efiqencën dhe efikasitetin e zgjidhjes së kontesteve tregtare. Misioni është forcimi i llogaridhënies dhe adresimi i korrupsionit në nivelin komunal duke rritur transparencën dhe efikasitetin e sistemeve komunale të prokurimit. Aktivitetet shtesë të cilat rrisin kapacitetet komunale për ofrim të shërbimeve gjithashtu sigurojnë se institucionet e Kosovës janë të qasshme dhe të përgjegjshme edhe për popullatat jo-shumicë të saj.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.