RRITET DINAMIZMI NË LEGALIZIMN E NDËRTIMEVE PA LEJE

Speeches Shim

E mërkurë, 6 janar, 2021
Qytetarët aplikojn për legalizim të ndërtimeve pa leje
Programi i USAID-it për Qeverisje  Ekonomike

Legalizimi i ndërtimeve pa leje në Kosovë sjellë dobi për qytetarët, duke u dhënë mundësinë që ti gëzojnë të drejtat e tyre pronësore, si dhe u mundëson qytetarëve dhe bizneseve që ti përdorin ndërtimet e legalizuara si hipotekë për të financuar aktivitetet tjera investuese. Duke iu përgjigjur këtyre kërkesave të qytetarëve dhe komunave, USAID-i ka mbështetur Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit për thjeshtësimin e procedurave të legalizimin, uljen e kostove si dhe zhvillimin e një fushate aktive të komunikimit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. USAID-i gjithashtu ka mbështetur zhvillimin e aplikacionit për regjistrimin e lëndëve në proces të legalizimit që u mundëson komunave të monitorojnë zbatimin e secilës fazë të procesit të legalizimit.

Për të siguruar që qytetarët të njoftohen për këtë mundësi ligjore, Programi i USAID-it për Qeverisje  Ekonomike ka punuar me komunat partnere, Prishtinën dhe Graçanicën, për të hartuar dhe nisur një fushatë të vetëdijesimit të qytetarëve, e cila ka për qëllim përmirësimin e të kuptuarit e procesit të legalizimit nga ana e qytetarëve, si dhe rritjen e kërkesën për këtë shërbim. Deri në fund të nëntorit, komunat partnere kanë legalizuar dhe regjistruar në kadastër ndërtime në vlerë prej 40-50 milionë €, sipas të dhënave për vlerësimin e paluajtshmërive nga Ministria e Financave. Kjo paraqet një rritje të theksuar nga maji i vitit 2020, kur dy komunat partnere lëshuan vendimet e para të legalizimit për pronarët e ndërtimeve pa leje.

Pas legalizimit, ndërtimet mund të përdoren si hipotekë, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve të kenë qasje në financim, duke nxitur kështu rritjen ekonomike në Kosovë. Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike e mbështetë Kosovën në zbatimin e reformave të rëndësishme që kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve qeveritare, përmirësimin e menaxhimit të financave publike, si dhe krijimin e kapaciteteve dhe sistemeve të vetë qëndrueshme dhe përfshirëse për implementimin e reformave të nevojshme për plotësimin e nevojave të qytetarëve.