Gratë po Përparojnë në Sektorin Afarist të Kosovës

Speeches Shim

Bilana Viqentijeviq është pronare dhe drejtuese e një ëmbëltore të suksesshme në Mitrovicën e Veriut.
Bilana Viqentijeviq është pronare dhe drejtuese e një ëmbëltore të suksesshme në Mitrovicën e Veriut.
Kimberly Crago, USAID
Rritja e kreditimit dhe exporti zgjërojnë mundësitë
"Çdo grua e re do të duhet të përpiqet të posedoj një biznes. Vëni në shënjestër pikërisht atë që dëshironi të bëni dhe qëndroni me të, nëse dëshironi të keni sukses.”

Nëntor 2015—Përmirësimi i rritjes ekonomike është i vështirë nëse gjysma e popullsisë është e papërfshirë. Mjerisht, pjesëmarrja e femrave në fuqinë punëtore të Kosovës është më e ulta në Europë. Megjithatë, USAID-i po u ndihmon grave në përmirësimin e shkathtësive dhe rritjen e të ardhurave.  

Më pak se 10 përqind e bizneseve në Kosovë janë në pronësi të grave apo udhëheqen nga gratë, ndërsa vetëm 3 përqind e të gjitha kredive afariste u jepen grave. Numri i grave ndërmarrëse në Kosovë gjithashtu është ndër më të ultit në rajon, dhe gratë shpesh ballafaqohen me më shumë pengesa se meshkujt gjatë përpjekjeve për të themeluar një biznes.

Gratë përballen me vështirësi edhe nga aspekti i qasjes në kredi, në radhë të parë për shkak të mosposedimit të kolateralit të nevojshëm për të siguruar kredinë, si paluajtshmërive, pajisjeve dhe tokës. Për arsye të normave zakonore, prona shpesh regjistrohet në emër të bashkëfamiljarit të gjinisë mashkullore.    

Biljana Viqentijeviq është pronare dhe drejtuese e një dyqani ëmbëlsirash në Mitrovicën Veriore ku ajo luan shumë role, si: menaxhuese, kryekuzhinjere, dhe shefe e higjienës. Puna e saj e zellshme shpaguhet me vlerësimin e klientëve – ajo bën çdo gjë për të siguruar se tortat dhe biskotat e saj jo vetëm se duken tërheqëse por edhe se janë produkte cilësore. Fillimisht, ajo shiste ëmbëlsira të importuara, derisa nuk kuptoi se mund t’i prodhonte vetë me kualitet edhe më të lartë.

“USAID-i ishte një ndihmë e madhe gjatë fazës fillestare të biznesit tim – pa te, unë ende do të punoja me pajisje amatore. Posedimi i pajisjeve të mira don të thotë shumë,” thotë ajo.  

Viqentijeviq ka shfrytëzuar shumë mundësi për të trajnuar personelin e saj me qëllim të rritjes së shkathtësive të tyre. Përmes ndihmës së USAID-it në marketing, ajo ka siguruar kartela biznesi, broshura, dhe uniforma, për të profesionalizuar më tutje biznesin e saj. Posa shpërndau broshurat e reja, ajoi filloi të pranojë thirrje që u referoheshin atyre dhe porosisnin, madje edhe nga Mitrovica e jugut, përkundër çështjeve etnike të cilat ndajnë këtë qytet.  

“Çdo grua e re do të duhet të përpiqet të posedoj një biznes, “ thotë Viqentijeviq. “Gjëja kryesore është të paturit e një ideje të mirë se çfarë duhet bërë. Ka një million mundësi – zgjedhni atë që është më e mirë për mjedisin rreth jush, një produkt unik që do të mund të ofronit… Vëni në shënjestër pikërisht atë që dëshironi të bëni dhe qëndroni me të, nëse dëshironi të keni sukses.”

Përkundër faktit se shumë pak produkte eksportohen nga Kosova, eksporti ka filluar të rritet me shpejtësi. Pothuajse të gjitha mjedrat e prodhuara në Kosovë janë duke u eksportuar, dhe duke rritur në këtë mënyrë të ardhurat dhe krijuar vende të reja të punës, përfshirë edhe shumë vende pune për gratë. Këtë vit, një përqindje e lartë e atyre që kryejnë punë sezonale – duke vjelur mjedra – ishin gra, dhe shumë nga ato punojnë në ferma familjare.  

Myzafere Bryma filloi me kultivimin e mjedrave dy vite më parë dhe tani thotë: "Jam aktive gjithë kohën, punoj gjatë gjithë sezonit. Është më vështirë, kuptohet, për një grua. Mirëpo, punët e shtëpisë bëhen më të lehta nëse punohet edhe diçka tjetër anash. Nga aspekti psikologjik, jam më mirë. Jam krenare me veten time se po bëj diçka.”

Si drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Arieta Vula Pozhegu ka shfrytëzuar çdo mundësi për të forcuar sektorin e saj, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen nëpër panaire ndërkombëtare me qëllim të promovimit të bizneseve që veprojnë në Kosovë.   

Fillimisht, shumë nga kompanitë që ajo përfaqëson hezitonin që të merrnin pjesë në panaire jashtë vendit. Por, që atëherë, numri i pjesmarrësve ka ardhur duke u rritur, falë edhe granteve të USAID-it. Një numër gjithnjë e më i madh i tyre janë duke lidhur kontrata të vlefshme qindra mijëra euro, duke zgjëruar objektet e tyre, dhe punësuar punonjës të ri. Tani, rreth 80 përqind e prodhimit të një kompanie shkon për eksport.   

“Tregu në Kosovë është tani shumë i vogël,” thekson ajo. “Kemi 2 milion njerëz. Prandaj, shtrohet pyetja ku të shesim? Nëse synohet rritja, atëherë eksporti është i domosdoshëm.”  

Gjatë vitit të kaluar, programet trajnuese të USAID-it të cilat vënë theksin në rritjen ekonomike, kanë përfshirë më shumë se 500 gra ndërsa mbi 1000 grave u kanë ndihmuar në nisjen e punësimeve të reja me orar të plotë. Mundësitë e rritura për gratë në biznes po e ndihmojnë rritjen e ekonomisë kosovare dhe forcimin e vendit në tërësi.  

USAID-i po e lehtëson rritjen e mundësive për gratë në biznes përmes Avancojmë Kosovën së Bashku – Komponenta Primare, aktivitet ky trevjeçar i cili filloi në prill të vitit 2014, dhe më rishtazi, përmes aktivitetit Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili ka për qëllim gjenerimin e vendeve të punës me fokus të veçantë në punësimin e grave dhe të rinjëve. Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it ka filluar në qershor të vitit 2014 dhe do të zgjasë deri në korrik të vitit 2017.  

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo. on Facebook, on YouTube