Speeches Shim
Shtator 2017—Besnike Miftari dhe ekipi i saj po punojnë dhe analizojnë grumbujt me lëndë gjyqësore që kanë përfunduar në tavolinat e tyre të punës. Është punë që të sjell kënaqësi.
Me kërkesën e Programit të USAID-it për Fuqizimin e Drejtësisë në Kosovë, 16 të diplomuarve nga fakulteti juridik u është dhënë mundësia që të punojnë në krah të gjyqtarëve si bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës duke ndihmuar në realizimin e hulumtimeve, përpilimin e vendimeve dhe përcjelljen e lëndëve përgjatë sistemit. Me këtë rast, gjyqtarët shërbejnë si mentorë për valën e ardhshme të punonjësve gjyqësorë ndërkohë që nga këta profesionistë të rinj pranojnë ndihmë tejet të rëndësishme në mbylljen e lëndëve disa-vjeçare.
“Aktualisht kjo është puna më e mirë që mund të bëj,” thotë Miftari për programin e praktikës dy- vjeçare. “Gjyqtarët na trajtojnë si të barabartë”, shton ajo, duke u shprehur se puna e saj ka shërbyer si trajnim ideal për të fituar një pozitë afat-gjatë në gjykatë. “Kur mbyll një lëndë të vjetër të përshkon një vullnet i fuqishëm duke ditur se ke kontribuar në mbylljen e lëndëve që janë më të vjetra se 10 vite,” shton Miftari.
Gjetja e profesionistëve të rinj e të talentuar si Miftari dhe Zherka është jetike për të ardhmen e gjyqësorit të Kosovës. Në vitet vijuese, 30% e gjyqtarëve të Kosovës pritet që të pensionohen nga gjykatat.
Tashmë pesë bashkëpunëtorë profesionalë të cilët kanë qenë pjesë e programit po i bashkohen gjyqësorit në kapacitete të ndryshme duke iu falënderuar trajnimit që kanë pranuar nga USAID-i në fushën e menaxhimit të lëndëve, zvogëlimit të lëndëve të vjetra dhe shkrim ligjor si dhe mundësia e ofruar për të zbatuar njohurinë e tyre në situata reale.
Njëra nga këto profesioniste të reja është Festa Zherka. Pas pjesëmarrjes në program në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ajo së fundmi u ngrit në detyrë që të trajnojë deri në 250 pjesëtarë nga stafi i gjykatave dhe prokurorive mbi përdorimin e sistemit të automatizuar për menaxhim të lëndëve që po fillon të zbatohet në gjykatat e Kosovës.
“Kemi punuar ngushtë me gjyqtarët dhe gjithashtu kemi mundur të marrim pjesë në seanca gjyqësore”, u shpreh ajo. “Aty kam parë situatën reale.”
Gazmend Bytyqi i cili ka shërbyer si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore të Ferizajit dhe është po vijon rrugën për t’u bërë gjyqtar, thotë se shkathtësitë që ka zhvilluar në program i kanë ndihmuar të arrijë aty ku gjendet sot. “Tani kam sigurinë për të trajtuar çfarëdo lëndë [civile],” thotë ai. “Nga puna në gjykatë kam fituar siguri dhe vetëbesim.”
Programi katër vjeçar për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë që ka filluar në janar 2016, ndërton mbi veprimtarinë e mëhershme të USAID për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për të siguruar se sistemi i drejtësisë vepron në mënyrë profesionale, efikase dhe llogaridhënëse.
LINKS
Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.