QEVERIA E SHTETEVE TË BASHKUARA I DHUROI 450,000 DOLLARË SHTESË MAQEDONISË SË VERIUT PËR T’JU PËRGJIGJUR COVID-19

Press Release Shim

Speeches Shim

QEVERIA E SHTETEVE TË BASHKUARA I DHUROI 450,000 DOLLARË SHTESË MAQEDONISË SË VERIUT PËR T’JU PËRGJIGJUR COVID-19
QEVERIA E SHTETEVE TË BASHKUARA I DHUROI 450,000 DOLLARË SHTESË MAQEDONISË SË VERIUT PËR T’JU PËRGJIGJUR COVID-19
USAID Maqedonia e Veriut

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E martë, 9 qershor, 2020

9 qershor, 2020, SHKUP - Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), kanë siguruar një shtesë prej 450,000 dollarë për të mbështetur përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të luftuar pandeminë COVID-19, duke sjellë kontributin e saj të përgjithshëm në 1.5 milion dollarë.

Fondi shtesë do të sigurohet për Fondin e Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF) për të mbështetur:

  • koordinimin, planifikimin, monitorimin, operacionet dhe logjistikën;
  • komunikimin e rrezikut dhe angazhimin e komunitetit; dhe
  • menaxhimin e rasteve dhe parandalimin dhe kontrollin e infeksionit në ambientet shëndetësore.

Ambasadorja e SHBA-së Kate Byrnes theksoi që "Qeveria e SHBA-së është krenare për pëcjelljen e bujarisë së popullit amerikanë për të luftuar këtë pandemi së bashku me aleatët tanë. Përmes partneritetit tonë me UNICEF-in, ne jemi të kënaqur që të ndihmojmë qeverinë në urgjencën shëndetësore, humanitare dhe ekonomike, sektorin privat dhe organizatat joqeveritare, si dhe bashkësinë ndërkombëtare.

 

Muaj të tërë për të luftuar pandeminë COVID-19 brenda dhe jashtë vendit, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin ngarkesën globale, duke ndërtuar mbi dekada lidershipin për shpëtimin e shëndetit  dhe ndihmës humanitare. Përmes bujarisë së popullit amerikanë, ndihma jonë e jashtme po kursen jetëra dhe zvogëlon rrënimin ekonomik në të gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 738 milion dollarë në Maqedoninë e Veriut gjatë 20 viteve të fundit, duke përfshirë më shumë se 11.5 milion dollarë ndihmë shëndetësore.

Mbështetja e USAID-it për Maqedoninë e Veriut për t'ju përgjigjur pandemisë është simboli i mbështetjes së Qeverisë Amerikane për vendet në mbarë botën. Për dekada me rradhë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuesi më i madh në botë i ndihmës bilaterale në shëndetin publik. Që nga viti 2009, taksapaguesit amerikanë kanë financuar bujarisht më shumë se 100 miliardë dollarë ndihmë shëndetësore dhe afro 70 miliardë dollarë ndihmë humanitare.

Për shkak se një kërcënim i sëmundjes infektive diku tjetër mund të bëhet një kërcënim kudo në botë. Shtetet e Bashkuara u bën thirrje donatorëve të tjerë të kontribuojnë në përpjekjet globale për të luftuar COVID-19.

USAID-i është agjencioni kryesor në botë për zhvillim ndërkombëtar dhe një aktor katalitik që prodhon rezultate zhvilluese. Puna e USAID-it e avanson sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe prosperitetin ekonomik, demonstron bujarinë amerikane dhe promovon rrugën e vetmbështetjes shteteve pranuese të ndihmave. Për më shumë informata në lidhje me përgjigjen e USAID ndaj COVID-19, ju lutemi vizitoni: https://www.usaid.gov/coronavirus-covid-19.###

Ndiqni USAID-in në Maqedoninë e Veriut në Twitter, Facebook, YouTube  dhe Web site.