Press Release Shim
Speeches Shim
Për Shpërndarje të Menjëhershme
Shkup- Qeveria e Shteteve të Bashkuara siguron 1.1 milion dollarë amerikan asistencë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 në Maqedoninë e Veriut. Nëpërmjet Agjensisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Shtetet e Bashkuara i transferojnë këto mjete te Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe te Fondi i Kombëve të Bashkuara për Fëmijë – UNICEF, që të zbatojnë aktivitete në përkrahje të përpjekjeve të vendit kundër COVID 19.
USAID është duke u bashkërenduar me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, me partnerët humanitarë ndërkombëtarë dhe palër e tjera të interesuar në identifikimin e fushave për investim.
“Gjatë këtyre kohërave të pasigurta dhe me ankth, puna e përbashkët është më me peshë se asnjëherë më parë”- tha Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Kate Marie Byrnes. “Jam e sigurt që përkrahja e siguruar nëpërmjet kësaj pakoje të asistencës do të kontribuojë ndjeshëm në luftën e Maqedonisë së Veriut kundër COVID 19”.
Nëpermjet kësaj asistence Shtetet e Bashkuara do të përkrahin:
- Përforcim të laboratorëve në përgatitjen e sistemit të laboratorëve për testime në shkallë të gjërë për COVID 19.
- Mbikqyrje dhe përgjigje të shpejtë për zbulimin e rasteve dhe ndjekjen e zhvillimit të epidemisë të COVID 19. USAID gjithashtu i ndihmon shtetet me trajnim dhe paisje për ekipet për përgjigje të shpejtë në hetimin e rasteve me infeksion dhe ndjekjen e kontakteve që kanë pasur të infektuarit.
- Komunikimi si ndihmë në edukimin e popullatës për hapat që duhet t’i ndërmarrin në parandalimin dhe përgjigjën ndaj përhapjes së virusit me anë të fushatave mediatike specifike për secilin shtet.
- Menaxhimi i situatave me qëllim përmirësimin e kujdesit spitalor, njëkohësisht duke minimizuar rrezikun nga transmetimi tek të tjerët.
- Parandalimi i infeksioneve, dhe kontrollë dhe parandalim të infekcioneve në objektet e institucioneve shëndetësore.
Gjatë 20 viteve të kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë investuar afër 11.5 milion dollarë amerikan vetëm në sistemin shëndetësor, dhe më shumë se 738 milion dollarë amerikan në total si asistencë për Maqedoninë e Veriut, duke bërë ndryshime pozitive në numër të madh fushash, përfshirë sigurinë, bujqësinë, shoqërinë civile, zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, ndërmarrësi te femrat dhe arsimim.
Për dekada, Shtetet e Bashkuara në nivel botëror kanë qenë siguruesi më i madh bilateral i asistencës për shëndetin publik. Prej 2009, në nivel botëror, taksapaguesit amerikan bujarisht kanë vendosur në dispozicion më shumë se 100 miljardë dollarë amerikan asistancë për shëndetin publik dhe më shumë se 70 milion dollar amerikan në ndihmë humanitare. Kjo bujari është e theksuar edhe në kontributin tonë ndaj disa prej partnerëve kryesor botëror, që përshin kontributin e SHBA-ve ndaj OBSH i cili në 2019 tejkaloi 400 milion dollar amerikan, gati dyfish më shumë se kontributi i shtetit të 2-të anëtar për nga madhësia. Përkrahja e SHBA-ve ndaj Agjencionit për Rufugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), e pakrahasueshme me ndonjë vend tjetër, ishte afërsisht 1.7 miljardë dollarë amerikan për vitin 2019, sepse popullata refugjate është njëlloj e cenueshme ndaj COVID 19 pandemisë. Përkrahja për aktivitetet jetëshpëtuese të UNICEF-it ka qenë prioritet për Amerikanët për 75 vite, dhe kontributi i SHBA-ve në vitin 2019 ka qenë më shumë se 700 million dollarë amerikan. Për shkak se kercënimi i një sëmundjeje infektuese në një vend mund të jetë kërcënim për të gjitha vendet, SHBA bën thirrje që edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë në luftën globale kundër COVID 19.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.