Speeches Shim
Duke vërejtur një mundësi të qartë biznesi, Hoxha filloi me importimin e makinerisë shpuese për prodhimin e materialeve të lëndës së parë të nevojshme për rindërtimin e pas luftës. Pasi që kishte kaluar kohë jashtë vendi, Hoxha ishte entuziast për të bërë diçka të mirë për vendin e tij, por kur erdhi koha të paguaj faturën e rrymës, ai vërtet ishte habitur.
Kur 21-vjeçarja Fjolla Azemi i’u përgjigj ftesës për aplikime për programin ndëretnik të praktikës profesionale në Kosovë, ajo nuk dinte çfarë të priste. Qendra për Zhvillim Social në Graçanicë është vetëm pak kilometra larg vendit ku ajo është rritur, por Azemi dhe shokët e saj kishin përshtypjen se ky ishte një vend në anën tjetër të botës.
Valbona Ajeti është një ndër njerëzit me më së shumti entuziazëm, vullnet dhe venosmëri që do të takoni ndonjëherë. Ajo jeton me familjen e saj në fshatin Sllatinë e Epërme – fshat ky në Komunën e Vitisë në Kosovë. Ndërmarrja e saj GRASEP – akronim për “Gratë e Sllatinës së Epërme” – ka 20 gra të punësuara dhe prodhon perime të prezervuara dhe turshi, mirëpo produkti kryesor i saj është ajvari, një salcë e famshme e prodhuar nga specat e kuq që shkon me çdo lloj ushqimi.
Bizneset e Kosovës shpesh mbështeten në marrëveshje gojore ose me "shtrëngim duarsh" për të kryer transaksione biznesi në vend të marrëveshjeve me shkrim. Këto marrëveshje jo të shkruara mund të rezultojnë në komplikime të shumta.
Me kërkesën e Programit të USAID-it për Fuqizimin e Drejtësisë në Kosovë, 16 të diplomuarve nga fakulteti juridik u është dhënë mundësia që të punojnë në krah të gjyqtarëve si bashkëpunëtorë profesionalë në gjykatat e Kosovës duke ndihmuar në realizimin e hulumtimeve, përpilimin e vendimeve dhe përcjelljen e lëndëve përgjatë sistemit. Me këtë rast, gjyqtarët shërbejnë si mentorë për valën e ardhshme të punonjësve gjyqësorë ndërkohë që nga këta profesionistë të rinj pranojnë ndihmë tejet të rëndësishme në mbylljen e lëndëve disa-vjeçare.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.